Të mirat që sjell kafja në shëndet

Autori: Gazeta inFokus
10:52 | 19 September 2023
Konsumi i kafesë pas një vakti është një traditë për miliona njerëz në mbarë botën. Pavarësisht nëse është kafe ekspres apo turke, kafeja shijohet për një sërë arsyesh dhe ka një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore.
Shumë preferojnë të pinë edhe nga një filxhan pas darke, për të tjerë kjo mund të duket e pakuptimtë sepse mund të largojë gjumin.
Më poshtë renditen disa nga arsyet se përse disa njerëz zgjedhin ta konsumojnë atë pikërisht pas vaktit të darkës.
Tradita familjare
A ka diçka më të mirë se një filxhan kafeje pas një vakti të gatuar dhe të shijuar në shtëpi me të dashurit tuaj?
Shumë organizojnë ende dreka dhe darka familjare, për të mbajtur familjen të lidhur. Dhe konsumi i kësaj pije kaq të dashur vetëm sa lë vend për më shumë biseda dhe çlodhje pas një vakti të madh familjar.
Kultura
Kultura të ndryshme preferojnë të konsumojnë një filxhan kafeje pas një vakti. Për shembull, italianët preferojnë të pinë kapuçinon në mëngjes dhe kafenë në mbrëmje.
Holandezët në mbrëmje preferojnë të konsumojnë një gotë të vogël me qumësht, që përmban një sasi të vogël kafeje. Kjo ka për qëllim të ndihmojë me tretjen e ushqimit. Në Francë, pas darkës, kafeja e zezë zakonisht shërbehet me pak konjak.
Përmban pak kalori
Me kusht që të mos shtohet sheqer, qumësht apo ëmbëlsues tjetër, kafeja përmban saktësisht 0 kalori. Për ata që hanë në restorante dhe përpiqen të humbasin peshë, kafeja e zezë është një alternativë e mrekullueshme ndaj ëmbëlsirave të pasura me kalori.
Kafeja është edhe një burim i pasur antioksidantësh, për të cilët besohet se ndihmojnë në reduktimin e peshës.
Largon ndjenjën e përgjumjes
Konsumi i ushqimit në sasi të mëdha shkakton një rritje të niveleve të sheqerit në gjak. Për ta kompensuar, trupi lëshon insulinë. Kjo nga ana tjetër bën që truri të rrisë prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues përgjegjës për gjumin.
Në këtë rast, konsumi i kafesë mund të ndihmojë në uljen e ndjesisë së përgjumjes që vjen pas një vakti të madh.
Ndihmon me tretjen
Një nga çrregullimet më të zakonshme tek njerëzit mbipeshë dhe të moshuarit është kapsllëku. Kafeina bën që muskujt e zorrëve të kontraktohen më shpesh. Kjo ndihmon që mbetjet dhe ushqimi të lëvizin dhe të dalin nga sistemi tretës më shpejt.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Leposaviq: Vetura me ngasës serb hyn në Kosovë duke shmangur pikëkalimin e rregulltë kufitar
Në Leposaviq është ndaluar një veturë me targa të huaja me ngasës serb, pasi ...
-
Çeku: Brenda pesë viteve, do të ndërtohen e rinovohen 27 stadiume
Brenda pesë viteve të ardhshme në Kosovë planifikohet të ndërtohen dhe rinovo...
-
Ferizaj: E sulmoi policen, arrestohet një grua
Është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi e njëjta e kishte sulmuar një zyrta...
-
Arrestohet gjilanasi, e shantazhonte një grua për publikimin e videove intime
Një grua ka raportuar në polici se po shantazhohet nga disa persona në rrjete...
-
Grabitet një punëtor i një poste të shpejtë në Pejë, iu vodh çanta me rreth 2 mijë euro në të
Është grabitur një punëtor i një postë të shpejtë në Pejë, i cili ka raportua...
-
4 miliardë e 729 milionë, vlera e kredive nëpër banka
4 miliardë e 729.6 milionë është vlera e kredive të kosovarëve nëpër bankat k...
-
Incidenti i së martës në Rahovec: Vdes njëri nga dy të plagosurit
Ka vdekur njëri nga dy të plagosurit në Rahovec të cilët u qëlluan me armë zj...
-
Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje, detaje se si mund të aplikojnë qytetarët
Më 22 shtator, Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka hapur thirrjen publike...
-
Muharremi ironizon LVV-në për njoftimin e subvencionimeve: Paska ba pare LVV pasi që po shpërndanë subvencione
Njohësi i çështjeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuat partinë në pus...
-
Rruga “Tahir Zajmi” në Prishtinë bëhet me ndriçim publik
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se rruga “T...
-
Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë
Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min, por kjo ditë sipas Inst...
-
Begaj: Prishtina të ndjekë sugjerimet e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, nuk kemi nevojë për vetizolim
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nxit krerët shtetërorë në Kosovë q...