Lajme

Të mërkurën vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për planin e qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 18 May 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër sërish për të zhvilluar seancë.

Seanca e nesërme e cila parashihet të nis në ora 11:00 është vazhdim i seancës së jashtëzakonshme e cila u zhvillua dje.

Bazuar në kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, Kuvendi dje ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, me temën: Prezantimi i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

-Advertisement-

Përfaqësuesit e pozitës, ndërkaq, u shprehën të bindur se Programi qeveritar është ndër programet më të mira të paraqitura deri më tani.

Në këtë frymë debati u zhvillua deri në orët e vona të pasdites.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Konjufca, vendosi ta ndërpresë seancën, debati i së cilës do të vijojë të mërkurën, duke nisur në orën 11:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera