Lajme

Të merkurën seancë e veçantë për “Epopenë e UÇK-së”

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 05 March 2019

Të merkurën  me fillim nga ora 15:30 do të mbahet një seancë e veçantë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e cila është “Shënimi i 21-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Sot kanë nisur edhe aktivitetet për shënimin e 21 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” me ç’rast janë bërë homazhe dhe janë organizuar aktivitetete për të nderuar të rënët e familjes Jashari.

-Advertisement-

21 vjet më parë në Prekaz filloi sulmi i tretë ndaj familjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, që zgjati tri ditë ku u vranë 55 persona në Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera