Lajme

Të mërkurën nisen inxhinierët vullnetar nga Kosova për në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 03 December 2019

Për një javë rresht, Shqipëria e kryesisht regjioni i Durrësit u goditën nga tërmete të mëdha.

Nga kjo mbetën të vdekur rreth 50 persona e afër 1000 të plagosur, shkruan gazeta inFokus.

Veç tyre edhe dëmet materiale ishin të mëdha ku qindra shtëpi e ndërtesa u bënë të pabanueshme.

-Advertisement-

E për ndihmë të këtyre në inspektimin e dëmeve janë organizuar një grup inxhinierësh vullnetar nga Kosova, shkruan gazeta inFokus.

Këta, rrugën për në Shqipëri do ta marrin këtë të mërkurë, më 4 dhjetor.

Në zonat e dëmtuara nga tërmeti, inxhinierët do të qëndrojnë deri të dielën në ora 16:00, ndërsa për çdo ditë nga e mërkurja që nga ora 9:00 deri në ora 18:00 do të jenë në teren duke inspektuar dëmet e bëra e duke dhënë ndihmën profesionale të tyre.

Bile, grupi i tyre që do të nisen, kanë bërë ftesë që të bashkohen edhe inxhinierë tjerë të ndërtimit, shkruan gazeta inFokus.

“Përgjegjës në organizimin e grupit “Inxhinierët Vullnetarë nga Kosova” (IVK) janë Ndërmarrja Publike Banesore e Komunës së Prishtinës, Universitetet, Asicacionet dhe grupet tjera vullnetare të organizuara nga Kosova”, thuhet në njoftimin e Inxhinierëve Vullnetarë.

“Aspekti logjistik (akomodimi, automjetet, derivatet, ushqimi dhe pajisjet) është i mbuluar nga donatorët e siguruar nga IVK dhe Qeveria Shqiptare”.

“Personi kontaktues i autorizuar nga IVK për inxhinierët vullnetarë është Uran Kyçyku, tel +38344134704, email [email protected]

“Inspektimi i ndërtesave (ovjekteve banimi, spitale, shkolla, ura, etj.) do të bëhet në bashkëpunim me ftesë të Qeverisë Shqiptare, përkatësisht “Institutit të Ndërtimit”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera