Të mërkurën, konferenca statusore për Gucatin dhe Haradinajn
Autori: Gazeta inFokus
07:18 | 23 February 2021
Më 24 shkurt në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes së rastit ndaj krerëve të veteranëve të luftës së UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Gucatit dhe Haradinajt.Këta të fundit akuzohen për “vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës”.
Në seancën që u zhvillua më 19 dhjetor në Hagë, Hysni Gucati u deklarua i pafajshëm para Dhomave të Specializuara. Gucati tha se ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar për liri dhe në mbrojtje të atdheut.
I pafajshëm është deklaruar edhe Haradinaj.Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka dërguar në Gjykatën e Apelit vazhdimin e paraburgimit të tij nga Dhomat e Specializuara.Më 24 dhjetor 2020, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi që t’i vazhdohet paraburgimi Haradinajt dhe mohoi kërkesën e tij për një seancë dëgjimore për këtë çështje.Më 5 janar Haradinaj ka apeluar ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, por Paneli i Gjykatës së Apelit pranë Dhomave të Specializuara ka refuzuar apelin e Nasim Haradinaj kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim.
Të tjera
-
Vdes tekniku medicinal, ishte i angazhuar edhe në UÇK
Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e teknikut medicinal Liman Shala...
-
Vjen reagimi i bashkëshortit të Meliza Haradinajt pas publikimit të videos për vjedhjen e votave
Burri i Meliza Haradinajt, Dardan Stublla ka reaguar pas publikimit të videos...
-
Haradinaj me postim emocionues, uron 7 marsin me një fotografi nga shkolla fillore
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përme...
-
Ahmeti: S’ka klane brenda LDK-së
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti ka deklaruar se çës...
-
Kryeministri i Malit të Zi: Nëse tani e tërheqim vendimin për njohjen e Kosovës, bie Qeveria
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për mediumin serb, “B...
-
GAP: Vendimet qeveritare për themelimin e zonave ekonomike kanë qenë më shumë të motivuara politikisht
Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi ligjin e ri për Zonat Ekonomike. ...
-
Tërmeti godet Bosnjën
Tërmet prej 3.1 shkallë ka goditur Bosnjën. Një tërmet prej 3.1 shkallë Ri...
-
Nuk respektuan masat anti-Covid, gjobiten 435 qytetarë
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 435 tiketa për qytetarët q...
-
Deputetja e Kuvendit të Kosovës më 7 mars ndan foton e veçantë kur ishte drejtoreshë e shkollës
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka uruar mësuesit për fest...
-
7 marsi dita kur mësuesi Shaban na e dha mësimin më të çmuar
Dita e 7 marsit shënon ditën e mësuesit, mësues ishte edhe Shaban Jashari nga...
-
Hajnat në Prishtinë i shfrytëzuan maskat anti-Covid për të vjedhur në një banesë
Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hy...
-
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin policor janë raportuar dy raste të dhunë...