Rozë

Të mëdhenjtë pa Oscar

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 24 January 2018

Janë të famshëm, të suksesshme e super të kuotuar në botën e filmit, por edhe pse mund të duket e çuditshme, ata nuk e kanë fituar kurrë një Oscar.

Ceremonia më e madhe e kinematografisë nuk është e përjashtuar nga fenomeni që pllakos plot pjesë të tjera të jetës: as atje nuk fitojnë gjithmonë më të mirët.

Business Insider kalon në revistë listën e gjatë të yjeve hollivudianë që nuk e kanë marrë asnjëherë një vlerësim të tillë, edhe pse interpretimet e tyre mund të kenë mbetur në historinë e kinemasë.

-Advertisement-

Lista çelet me Glenn Close, e nominuar 6 herë nga 1983-shi deri në 2012-tën. Statuetën e artë nuk e mori kurrë në dorë. Tre nominimet, përfshirë atë për rolin në filmin “Allien”, nuk ia sollën dot Sigourney Weaver-it çmimin e shumëlakmuar; emri i Aannette Bening ka dalë katër herë në tabelën e kandidaturave të Aktores më të mirë, por aktorja nuk shkoi dot më larg se aq.
As Tom Cruise, që prej tre dekadash mbizotëron Hollivudin, një Oscar nuk e ka çuar në shtëpi. Të njëjtin fat ka pasur dhe Joachin Phoenix që i është afruar tre herë statuetës prestigjoze, por pa mundur ta prekë.

Lista vazhdon me Will Smith, Paul Thomas Anderson i konsideruar si njëri prej regjisorëve më gjeniale të Hollivudit, Amy Adams, Ralph Finnes, të jashtëzakonshmit Ed Harris e Liam Neeson, Naomi Watts, producentja e famshme Kathleen Kennedy me 9 nominime dhe asnjë Oscar apo dhe një prej emrave më në zë të olimpit të kinematografisë, si Ridley Scott, për të shkuar më tej me Jessica Chastain, Edward Norton dhe Helena Bonham Carter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera