Lajme

Të maskuar e të armatosur plagosën babë e bir, policia jep detaje për tentim grabitjen në argjendarinë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 16 November 2021

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari në Prizren gjatë pasdites të së hënës, shkruan Gazeta Infokus.

Tre hajnat kanë shtënë me armë zjarri drejt pronarit të lokalit dhe djalit të tij, të cilët si pasoj e të shtënave nga arma janë plagosur.

“Të dyshuari nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në lidhje me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga të gjitha njësitë relevante.

Rasti po cilësohet si tentim grabitje. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera