Lajme

Të martën turniri tradicional “2 korriku” në Klinë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 30 June 2019

Në përkujtim të 2 korrikut 1990, ku u bë për herë të parë shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe në nder të kupës së parë të fituar në një turnir të territorit të Klinës, që pati ndodhur më 2 korrik 1991, do të organizohet një turne.

Për këtë datë të rëndësishme, do të luajnë katër ekipe, shkruan Gazeta inFokus.

 

-Advertisement-

 

 

 

Të gjitha ndeshjet do të luhen të martën me fillim nga ora 18:00, në palestrën “Adem Jashari”.

Finalja e madhe pritet të fillojë nga ora 19:30.

Skuadrat që do të marrin pjesë janë 2 Korriku që përbëhet nga legjendat e Klinës, Kruma nga Shqipëria, gazetarë nga Gazeta inFokus, si dhe punëtorë të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza”, nga Klina. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera