Të martën nisin gërmimet për varrezë masive në oborrin e Universitetit të Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 22 November 2019
Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit të martën në oborrin e Universitetit të Prishtinës, afër Kishës Ortodokse do të nisin gërmimet lidhur me dyshimet se në atë pjesë mund të ketë varrezë masive.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se dëshmitarët kanë treguar se atë pjesë ka pasur lëvizje me ekskavatorë kryesisht natën në kohën e luftës.
“Puna jonë shpesh lidhet me kushtet atmosferike dhe shpesh mund të ndodh që lëvizet plani për një ditë, dy apo një javë, mirëpo ne jemi duke punuar në terren dhe në disa fronte. Sot, kemi bërë planifikimin dhe zbatimin e urdhëresës së prokurores Drita Hajdari dhe të martën do të dalim në territorin e Universitetit të Prishtinës, tek Kisha Ortodokse për shkak të disa rrethanave të dëshmitarëve të një vendi ku e kemi gërmuar më herët, por thuhet që është një vend tjetër dhe të njëjtin do ta kontrollojmë të martën në orën 09:00 në Universitetin e Prishtinës”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu tregon se dëshmitarët kanë rrëfyer se në kohë lufte dhe kryesisht natën janë parë duke u bartur qese të zeza dhe gërmime me ekskavatorë.Ai tregon edhe për kohën kur ai vet kishte dalë menjëherë pas luftës në këto lokacione dhe në gjërat që kishte hasur në bodrumet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik.
“Ai lokacion është lokacioni në të cilin e dimë fare mirë se në kohën e luftës kanë ekzistuar dy postblloqe të policisë, njëri ka qenë në pjesën e epërme të Fakultetit Juridik, aty ku është rruga e “Aktashit” dhe tjetri ka qenë në qoshin e udhëkryqit të hotel “Grandit”.
Nga këto dy post-blloqe të gjitha ata të cilët kanë qenë të ndaluar i kanë mbajtur në bodrumet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të cilin e kemi vizituar pas luftës dhe ka qenë një vend në të cilin kemi pa mjete të cilat janë përdorur si : ndërresa të femrave, gjak etj,
Gjithmonë është biseduar se në atë terren është punuar gjatë luftës sidomos natën me ekskavatorë.
Njerëzit, dëshmitarët kanë parë se janë bartur disa qese të zeza, por ka qenë natë”.
“Bazuar në këto informata ne kemi bërë hapjen para dy viteve ku e kemi kontrolluar terrenin në ato vende për të cilat kanë folur dëshmitarët dhe kemi pasur rezultate negative, nuk ka dalë asgjë.Por, tani janë disa rrethana të reja, dëshmitari e lëvizë terrenin dhe thotë se në këtë pjesë ka qenë gërmimi gjatë asaj kohe të luftës. Ne në çdo moment kur kemi një rrethanë të re jemi të obliguar ta kontrollojmë atë terren dhe të shohim nëse do të ketë diçka nga dëshmia të cilën e kemi”.
Gërxhaliu ka treguar se të mërkurën, të enjten dhe sot është punuar në zhvarrimin e trupave të heronjve Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, të cilët do të rivarrosen nesër të Varrezat e Dëshmorëve.
“Pardje, dje dhe sot jemi të angazhuar edhe në një kërkesë, vendim të kryeministrit e cila shkon përmes Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë. Jemi duke e bërë zhvarrimin e katër heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri dhe Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani të cilët do të varrosen nesër në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë dhe të njëjtit jemi duke i kryer për t’i bërë gati për rivarrim”, tha Gërxhaliu.
Të tjera
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare në Kuvend
Sot takohen katër komisione parlamentare për të shqyrtuar çështje të ndryshme...
-
Makina e parë fluturuese bën udhëtimin e parë në Sllovaki!
Legjenda e muzikës Jean-Michel Jarre bëhet pasagjeri i parë në makinën flutur...
-
34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata
Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata...
-
Siguroi fshehtas raketa balistike me rreze të gjatë veprimi nga SHBA, Ukraina i përdor për herë të parë! Godet Rusinë
Ukraina ka filluar të përdor për herë të parë raketa balistike me rreze të gj...
-
Siljanovska e Pendarovski në balotazh për president, Osmani del i treti
Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presiden...
-
Mot sot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mban mot i vranët d...
-
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Th...
-
Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pri...
-
Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren
Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave t...
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...