Lajme

Të martën Kuvendi e shqyrton buxhetin për vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 03 December 2017

Projektbuxheti për vitin 2018-të, prej 2 miliardë e 80 milionë euro, do të shqyrtohet të martën në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Ministrit të Financave, Lulzim Rafuna.

Ai në një intervistë ka thënë se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm parashihet heqja e taksave doganore për bizneset prodhuese si dhe hyrja në fuqi e rritjes prej 4 për qind të pagave për shërbyesit civilë.

-Advertisement-

Ai ka njoftuar se në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm do të kenë rritje buxhetore sektori i shëndetësisë, i arsimit, si dhe futja për herë të parë e skemave sociale.

“Ligji i buxhetit të vitit 2018-të, është aprovuar në Qeveri dhe tani pritet që me datën 5, ditën e martë të jetë në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës….Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve do të inkasohen nga dy administrata. Nga administrata doganore dhe ATK-ja. Administrata doganore sipas parashikimeve të parapara me buxhetin e vitit 2018-të do të mbledh 1 miliard e 175 milionë euro, ndërsa ATK-ja do të mbledh 446 milionë euro. Kurse pjesa tjetër mblidhet nga burimet e tjera të parapara si të hyra e nivelit qendror, lokal si dhe të ardhurat nga Agjencioni Kosovar i Privatizimit. Kjo në total do të arrijë shumën e 2 miliardë e 80 milionëve”, tha Rafuna.

Sipas tij, projektbuxheti është hartuar me kujdesin më të madh i cili i ka marrë për bazë të gjitha sfidat të cilat përballet vendi jonë, derisa ka theksuar se është paraparë që ky buxhet të jetë zhvillimor.

Rafuna tha se me buxhetin e vitit 2018, edhe komunat do të kenë rritje buxhetore, gjë e cila sipas tij do të ndihmojë zhvillimin ekonomik lokal.

“Komunat për herë të parë do të kenë një rritje shumë të ndjeshme. Kjo rritje është ofruar me qëllim që ti ndihmohet ofrimit të shërbimeve nga ana e nivelit komunal, zhvillimit ekonomik lokal. Si dhe Qeveria do të jetë në dispozicion që ti ndihmoj në zhvillimin e nivelit komunal. Edhe me ndihmën jashtë buxhetore siç janë ofrimi në formë të garancive, ofrimi i projekteve nëpërmjet Partneritetit Publiko Privat…Më pas ky buxhet shumën më të lartë , ose pjesën më të madhe e marrin me vete shpenzimet kapitale. Shpenzimet kapitale dominojnë në këtë buxhet dhe kjo është indikacion dhe kjo është shenjë që është buxhet i zhvillimit ekonomik të vendit “, tha Rafuna.

Ai ka shtuar se me qëllim që ti ndihmohet zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për ta lehtësuar të bërit biznes në vendin tonë Ministri e Financave në këtë rast , i kanë dhënë prioritet sektorëve kyç që ndikojnë në zhvillim dhe në jetën sociale të çdo qytetari të vendit. Ai i ka përmendur sektorët ku parashihet të ketë rritje buxhetore.

Po filloj prej sektorit të sundimit të ligjit. Ku kemi një rritje të buxhetit për 13 %, sidomos në fushat që ndikojnë në ngritjen e pozitave ku do të kenë mundësi gjithë sektori, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Gjykatat që të avancojnë me shtimin e pozitave me reduktimit të stafit profesional 690 pozita në të gjithë këta sektor dhe kjo pa dyshim që është bërë me të vetmin qëllim që të ngritët efikasiteti i gjyqësorit… Më pas kemi rritje te arsimi. Gjithmonë është paraqit si sfidë nga ana e biznesit që nuk kemi kudra siç i kërkon tregu ose kuadro konform kërkesave të biznesit ne kemi avanca edhe e kemi rrit buxhetin për 22 % më shumë se sa parashikimi që ishte në vitin 2017-të. Po ashtu edhe sektori i9 shëndetësisë për herë të parë arrin shumën prej 200 milion euro . Ku është rrit për 21 për qind në total si buxhet. Duke marrë parasysh edhe rritjen e grantit për shëndetësinë primare prej 9 % që e kemi rrit”, tha Rafuna.

Ai tha për herë të parë janë fut në funksion edhe tri skema të reja.

“ Skema e parë që është paraparë , skema sociale për personat të pa aftësuar në vendet e punës. Kemi personat paralogji dhe kujdestarë të tyre që për herë të parë do të fillojnë të marrin pjesën e pagesës nga shteti do ta ndiej dorën e shtetin që ju ndihmon. Dhe kemi për herë të parë pagesat që do të fillojnë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Po ashtu te skemat sociale kemi rritje për herë të parë me një rritje prej 20 për qind dhe në total në përgjithësi të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i shtetit do të kenë rritje të pagave të tyre për 4 për qind nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji“, tha Rafuna.

Rafuna theksoi se me këtë buxhet nuk është paraparë rritje e tatimeve ekzistuese . Sipas tij do të ndodh e kundërta, ku bizneset prodhuese do të ju hiqen taksat doganore.

“ Ne do të vazhdojmë me politikat fiskale që do të lirohen nga tatimi doganor dhe nga thjeshtësimi i procedurave. …Nga datat 1 janar do të lirohen nga tatimi doganorë të gjitha lëndët e para që prodhohen në vendin tonë , gjitha gjysme produktet që marrin pjesë në produktin final, që prodhohet në vendin tonë , gjitha linjat e prodhimit , pajisjet e teknologjisë informative dhe nga tatimi i akcizës do të lirohet të gjithë prodhuesit që përdorin si lëndë ndihmës gazin, naftën, mazutin në procesin e prodhimit. Çka do të thotë çdo prodhues që prodhon tani në Kosovë i cili është i autorizuar nga ATK-ja si subjekt prodhues nuk do të paguaj tatim doganor , për lëndë të parë gjysmë produkt ose linja të prodhimit dhe plus TVSH-në nuk do ta paguajnë në momentin e importit por do ta paguajnë në momentin kur e prodhon produktin”, tha Rafuna.

Sipas tij të gjitha këto tregojnë se shteti është i koncentruar që ti favorizojë prodhuesit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera