Të martë filloi punën, kush është ambasadori i gjashtë britanik në Kosovë?
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 06 Mars 2024
Ambasadori i ri britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves të martën i ka dorëzuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani letrat kredenciale.
Pas takimit të djeshëm, ku Osmani i uori mirëseardhje Hargreaves, ajo theksoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe shfaqi besimin se zhvillimet pozitive të raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë edhe gjatë mandatit të ambasadorit Hargreaves.
Në takim, siç bëri të ditur presidenca u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për procesin e dialogut me Serbinë.
Për marrjen e mandatit të të dërguarit të ri të Londrës në Kosovë janë deklaruar edhe nga ambasada britanike.
“ Mezi presim të punojmë me Jonathan, ambasadorin e gjashtë të Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në një njoftim të kësaj ambasade në Facebook.
Por kush është ambasadori i gjashtë i Britanisë së Madhe në Kosovë?
Ai ishte emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë në muajin nëntor të vitit të shkuar për ta pasuar Nicholas Abottin.
Hargreaves para se të emërohej për misionin e rij, kishte shërbyer si Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Sirinë që nga viti 2020.
Nga viti 2017 deri në vitin 2020, ishte i angazhuar si zëvendësdrejtor në Departamentin për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID), në divizionin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
Ndërkaq, për tre vjet radhazi nga 2014 deri në 2017-tën, Hargreaves e mbajti pozitën e shefit të Departamentit të Qeverisjes, Shoqërive të Hapura dhe Kundër Korrupsionit.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...

































