Lajme

“Të lutem të nisim mësimin” – Dy arsimtare kërkojnë ndërprerjen e grevës, Jasharaj: Mbyllet kur vendos shumica

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 05 September 2022

Gjatë vizitës që ka bërë në shkollën “IsmailQemaili” dy arsimtare i kanë kërkuar Rrahman Jasharit ndërpreje e grevës duke kërkuar që nxënësit të kthehen në bakkat shkollore.

Që të dyja këta arsimtare i kanë thënë kryetarit të SBASHK se pajtohen plotësisht me kërkesat e SBASHK, por e kanë lutur atë që të gjejnë një zgjidhje përmes dialogut që të nis procesi i mësimit.

“Ju kuptoj me gjithë ato akuzat që ju kanë bërë “se je me ata se je me këta” por të lutem kryetar gjejë një zgjidhje dhe bohu më patriot se secili dhe të nisimin mësimin”, ka thënë njëra nga to.Në një qëndrim me këtë kolegë ka qenë një arsimtare e cila tha se punon në Arsim tash e 30 vjet.

-Advertisement-

“ Bashkëndjejë me ju dhe familjen e juaj për akzuat që ju kanë bërë, por bëhuni me burrë dhe më i fortë se secili që të akuzon dhe të fillojmë mësimin. Mos mbani inati as ju as Qeveria”, tha kjo arsimtare. Por as këto lutje nuk e kanë bindur Rrahman Jasharajn që greva të ndërpirtet.

“Grevën nuk e kam shpall unë por anëtarësia. Kemi paraljmëruar që dhjetë ose më shumë muaj … Qeveria i ka fajet se pse nxënësit nuk janë në shkollë; nëse vendos shumcia greva mbyllet” tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera