“Të lutem, ma thuaj të lutem”, ministri Latifi refuzon t’i përgjigjet deputetit të VV-së
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 07 April 2022
Deputeti i Grupit Parlamentar i LVV-së nga Lista Guxo, Burim Meta e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi për një projekt të Qeverisë me Bankën Botërore lidhur me shëndetin mendor. Pasi nuk mori përgjigje të qartë, ministri refuzoi t’i përgjigjej sërish atij.
“Çështja më e rëndësishme për mua është të dijë rreth një projekti për shëndetin mendor që bëhet me Bankën Botërore përmes kredisë së qeverisë tonë. Ju lutem më informoni se deri ku ka mbërri procedura, çka ka të rre rreth kësaj?”, pyeti Meta.
Në përgjigje, ministri foli për “disa projekte që janë në proces të përfundimit që të fillojnë sa më parë”, por nuk foli specifikisht për projektin për të cilin pyeti deputeti.
“A ke pyetje tjetër”, e pyeti deputetin Meta kryeparlamentari Glauk Konjufca, kur pa se ai po e kërkonte fjalën sërish.
“I nderuar kryetar, nuk deshta me pasë, por….”, ia nisi deputeti, duke e vendosur dorën në kokë. “Narracioni i ministrit… i nderuar ministër, kjo që e thatë, gjithçka mundet me qenë, por veç përgjigjja të cilën e kërkova në pyetjen time, jo. Të lutem, më thuaj, ku është projekti me Bankën Botërore që është bërë përmes Qeverisë. Ma thuaj të lutem”, shtoi Meta.
Ai tha se këtë pyetje e kishin bërë edhe deputetë të tjerë dhe nuk kishin marrë përgjigje.
Ministri nuk deshi të përgjigjej më.
“Ministër po besoj që e ke kuptu çka po kërkon deputeti. A dëshiron me u përgjigj? Jo. Ministri nuk dëshiron me u përgjigj…”, tha Konjufca.
Të tjera
-
Tenderi i dyshimtë për avokatin Isuf Zejna, Nagip Krasniqi e implikon profesorin e UP-së
Nagip Krasniqi ka thënë se miku i tij, profesori i Universitetit të Prishtinë...
-
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodh...
-
Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Anton Berishës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekj...
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel: Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...