Të liruarit me kusht nga burgu, Daka: Ka pasur raste kur janë larguar nga Kosova pa paralajmërim
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 25 Tetor 2023
Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht janë bërë nga të burgosurit gjatë këtij viti. Paneli për Lirim me Kusht ka aprovuar 269 kërkesa, ndërkaq 282 janë refuzuar. Kryesuesja e këtij peneli, Valdete Daka deklaroi se rreth 50 për qind e këtyre kërkesave po aprovohen. Ajo mohoi deklarimet e anëtarëve të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, që këto kërkesa të të burgosurve nuk po merren parasysh, derisa bëri të ditur se ka pasur raste që të liruarit me kusht janë larguar nga Kosova dhe se të njëjtëve iu është revokuar vendimi.
Në mbledhjen e këtij komisioni, Daka tha se paneli funksionon në kuadër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht për 9 muaj, 50 për qind e tyre janë aprovuar
Lexo po ashtu
Rreth 700 kërkesa për lirim me kusht për 9 muaj, 50 për qind e tyre janë aprovuar
“681 kërkesa, janë shqyrtuar 576 kërkesa, pra 85 për qind, janë aprovuar 269 kërkesa apo 47 për qind, janë refuzuar 282 apo 49 për qind. Janë hedhur si të palejuara apo të pa afatshme nëntë kërkesa. Janë pushuar procedurat në 15 raste dhe 1 kërkesë, është shtyrë për muajin e ardhshëm. I bie që diku 50 për qind të kërkesave aprovohen, që është bukur numër i lartë bazuar në numrin e madh të kërkesave. Nuk qëndron që askush nuk e merr këtë lirim me kusht, po e marrin pak a shumë gjysma e kërkesave që vijnë tek ne. Ata kanë mundësi të rishqyrtimit, rishqyrtohen dhe kërkesa shtyhet për tre deri në 12 muaj”, deklaroi ajo.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza theksoi se gjatë vizitave në terren kanë pranuar shqetësime sa i takon kërkesave që të burgosurit kanë bërë për lirim me kusht.
“Ju përmendet se bazoheni në vendim 100 për qind që e lëshon institucioni apo në raportin të cilin e lëshon institucioni vlerësues, pyetja ime është: formimi i këtij raporti, artikulimi i këtij raporti a bazohet në ndonjë protokoll, nëpërmjet të cilit hartohet një raport për një të burgosur i cili kërkon lirim me kusht? Dhe a ka bazë ligjore në të cilën mbështet ky raport, akt ligjor, udhëzim administrativ apo diçka të ngjashme? A është i përcaktuar me ligj lloji i veprës penale, i cili e lejon kërkesën për lirim me kusht, apo kushti është vetëm vitet e përcaktimit të mbajtjes në burg?”, pyeti Fejza.Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, shtoi se deri më tani kanë pranuar vetëm dy kërkesa nga të miturit.
“Nuk ka përcaktim ligjor se për cilat vepra mund t’i lejohet një të burgosuri të bëjë një kërkesë. Pra të gjithë të burgosurit e kanë të drejtë. Natyrisht se varësisht se çfarë vepre kanë kryer, për sa vite janë dënuar, sa e plotësojnë këtë kushtin prej ½ apo prej 2/3. Për të miturit harrova me cek që pavarësisht prej dënimit e kanë mundësinë që pas kalimit të 1/3 të dënimit t’i drejtohen panelit por kemi pasur shumë pak raste, me sa e di vetëm dy raste deri më tani të të miturve, sepse edhe ashtu ka pak të mitur që janë në vuajtje të dënimit “, u përgjigj Daka.
Tek rastet e dhunës në familje, Daka shtoi se shpesh vlerësojnë që sa ka mundësi kryerësi i veprës penale ta përsëris.
Daka: Bashkëshortet na dërgojnë letër se nëse burri lirohet do të ushtrojë prapë dhunë
“Tek rastet e dhunës në familje ne shpesh vlerësojmë se sa kohë mundësi që kryerësi i asaj vepre ta bën përsëri atë vepër penale dhe si do të sillet ai me viktimën. Në shumicën e rasteve, mos të them 90 për qind janë bashkëshortet të cilat janë të dëmtuara. Dhe kemi pasur raste kur edhe vet bashkëshortet na kanë dërguar letër apo kanë shprehur shqetësimin që nëse ai i burgosur do të lirohet, do ta kryejë prapë të njëjtën vepër”, tha ajo.
Më tej, Daka bëri të ditur se ka pasur raste që të liruarit me kusht janë larguar edhe nga Kosova.
“Ka ndodhë që disa të dënuar, pavarësisht që janë liruar me kusht e kanë shkelur lirimin. Për shembull janë larguar nga Kosova, pa e njoftuar panelin apo pa e njoftuar shërbimin sprovues, janë larguar apo kanë kryer një vepër të re penale apo çfarëdo qoftë. Të gjitha këto ndikojnë që vendimi të revokohet dhe kur revokohet vendimi, pjesën e mbetur të vuajtjes së dënimit e vazhdojnë ta kryejnë në institucione korrektuese”, përfundoi Daka.
Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se Valdeta Daka është e akuzuar nga pushteti.
“Është gjithmonë kënaqësi dhe nder të ju kemi përballë, pavarësisht akuzave publike që keni nga pushteti aktual për punën e tuaj. Unë e vlerësojë jashtëzakonisht shumë, për shkak se drejtësia penale është shtyllë jashtëzakonisht e rëndësishme e sistemit të drejtësisë”, deklaroi ajo.
Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Daka para anëtarëve të komisionit u shpreh se për të miturit dhe gratë janë kategori të cilat merren parasysh nga paneli.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...





























