Të lidhur me pranga, Ina Kollçaku festoi Halloween-in me policin që “u dashurua” në Fier? (FOOT)
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 01 November 2022
Ajo është një nga vajzat më të komentuara të rrjeteve sociale dhe u bë e njohur për publikun pasi mori pjesë në emisionin e dashurisë, “Për’puthen”.
Është fjala për Ina Kollçakun, e cila tashmë është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale por gjithashtu edhe e angazhuar në televizion. Ajo është dalluar gjithmonë në media për deklaratat e saj të forta.
Edhe pse nuk arriti dot që të gjente dashurinë në “Për’puthen”, Ina së fundmi ka ndarë me ndjekësit e sa një histori mjaft të bukur. Më herë, ajo ka bërë disa postime në “Instastory”, ku tregonte se si i kishte ‘rënë në kokë’ për një polic në Fier.
Teksa ky i fundit i kishte kërkuar të lëvizte pasi kishte parkuar keq, Kollçakut i kishte mbetur mendja tek ai.
“Kaq shumë reagime në jetën time s’kam marrë! Me zemër të thyer ju lajmëroj se nuk ka asgjë të re akoma. Po e shijoj për aq sa zgjati. Ai fliste për vizat e bardha unë harrova t’i jepja makinës”, shkruante ajo.
Por me rastin e Halloween, Ina vendosi që të vishej si policie. Por jo vetëm kaq, pasi gjithashtu u shfaq e lidhur me pranga me një djalë. E ndjekësit e saj menjëherë kanë pyetur se kush është ai?
Në fakt, të gjithëve na shkon nëpër mend që mund të jetë polici nga Fieri.


T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
































