Lajme

A do të largohet Agim Bahtiri nga AKR-ja ?

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 04 September 2017

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, javë më parë kishte deklaruar se nëse AKR i bashkohet PDK-së, atëherë ai nuk do të jetë më pjesë e partisë.

Ndonëse sot lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka konfirmuar shkëputjen nga koalicioni LAA, pas një takimi të gjatë mes tij dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafës ende nuk kemi asnjë deklarate lidhur me pohimet e Bahtirit, shkruan Infokusi.com

Deklarata dhe zotime sikurse të Bahtirit kishte edhe më herët nga politikan të tjerë por deri me sot të gjitha u heshtën dhe nuk u përmenden më.

-Advertisement-

Gjithçka çfarë mund të themi lidhur me deklaratën e Bahtirit është që të presim deri në takimin e radhës te Pacollit, për të cilin ka paralajmëruar që do të mbahet sonte. Ndoshta Bahtiri premtimin e tij do ta mban pasi qe te arrihet koalicioni AKR-PAN.

Portali Infokusi.com ka provuar gjatë ditës të marr një prononcim nga kryetari Bahtiri por ka qenë i pamundur komunikimi me të.

Deri sa te arrihet ky koalicion i mundshëm AKR-PAN, jemi në pritje nëse Bahtiri do te del me një deklarate, përndryshe shkëputja e Bahtirit nga ky koalicion nuk do te prish asgjë në arritjen e qëllimit  të PAN-it për të formësuar qeverinë e re, kur dihet që me ose pa Bahtirin PAN-i do të siguroj votat e mjaftueshme, shkruan Infokusi.com

Vlen te thuhet se përpjekjet e Bahtirit për krijimin e qeverise se re ishin për të bashkuar politikat e AKR-se me ato te Vetëvendosjes./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera