Lajme

A do të ketë rritje të çmimit të bukës: Tregon Ministri Hasani

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 08 January 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, po shprehet i bindur se nuk do të lejojnë rritje të çmimit të bukës.

E për ta parandaluar një rritje të çmimit të bukës, ai po thotë se nëse e nevojshme edhe gjatë sezonit të verës do të ndalojë çdo import të grurit.

“Nga fillimi u kemi garantu qytetarëve se nuk do të ketë rritje të çmimit. Nuk mund të ketë rritje të çmimit derisa lënda e parë ose gjithë infrastruktura rreth krijimit të kostos së prodhimit nuk ka ndryshim”, tha Hasani për Tribuna Channel.

-Advertisement-

“Nëse është e nevojshme gjatë sezones së grurit, verës ne do të marrim masa derisa të shpenzohet sasia e prodhimit vendor. Fatkeqësisht Kosova nuk i mbulon nevojat”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera