Të kërkosh ilaç jashtë vendit, si po shpenzohen milionat në spitale të huaja
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 02 November 2017
Elda Krasniqi është vetëm një nga shumë fëmijët tjerë kosovarë që u diagnostikua me probleme në zemër. Elda e vogël posa erdhi në jetë u detyrua të shkojë jashtë vendit për shërim, pasi që mjekimi i saj nuk mund të bëhej në Kosovë. Për këtë punë, Ministria e Shëndetësisë i ndau rreth 30 mijë euro. E, shërim në Kosovë nuk po mund të gjejnë qindra pacientë të tjerë. Ata po mësyjnë vendet evropiane për t’ia gjetur ilaçin vetes.
Mungesa e barnave, aparaturave për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme e mosbesimi në institucionet publike shëndetësore janë vetëm disa nga arsyet që qytetarët e Kosovës detyrohen të marrin rrugë drejt shteteve evropiane për t’ia gjetur ilaçin vetes. Veç për pesë muaj nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, janë shpenzuar afro 1 milion e gjysmë euro për shërim jashtë Kosovës.
Express ditë më parë ka raportuar se si një foshnjë e porsalindur në QKUK është diagnostikuar me probleme me zemër. Shërimi i saj nuk mund të bëhej në Kosovë, andaj familja kërkonte ndihmë financiare për shërim. Nëna e foshnjës, Sadbere Krasniqi, kishte thënë për Express se për shërimin e vajzës Ministria e Shëndetësisë i kishte ndarë 30 mijë euro. E rreth 30 mijë të tjera i duheshin familjes së Eldas së vogël për ta dërguar atë për shërim jashtë Kosovës.
Ndërkaq, numri i pacientëve që po kërkojnë shërim jashtë Kosovës po del të jetë mjaft i madh. Gjatë muajve qershor, korrik, gusht, shtator e tetor në Zyrën për Trajtimin e pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike në Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë 869 qytetarë të cilët kanë bërë kërkesa për shërim jashtë vendit, shkruan Gazeta Express.
Sipas të dhënave që zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë i kanë dërguar Gazetës Express, shumica e kërkesave për shërim jashtë Kosovës kanë të bëjnë me sëmundjet e zemrës.
Për këtë lëmi për pesë muaj kanë qenë 232 pacientë me probleme të zemrës që kanë kërkuar ndihmë. Me probleme në sy kanë qenë 182 kërkesa për shërim. Ortopedi, 105, pediatri kanë qenë 88. Edhe për sëmundjet malinje rreth 50 kosovarë për 5 muaj kanë kërkuar ndihmë financiare për shërim, kirurgji kanë qenë 26 kërkesa, kardiokirurgji 52, Nefrologji 24, ORL 20 si dhe 90 pacientë të tjerë kanë kërkuar ndihmë financiare në MSH për shërimin e sëmundjeve nga të cilat ata lëngojnë.
Afro 1.5 milion euro për pesë muaj shpenzohen nga buxheti i Kosovës për shërim jashtë vendit
E nga buxheti i shtetit shpenzohet shuma të mëdha për trajtime jashtë institucioneve publike shëndetësore të Kosovës. Mungesa e aparaturave dhe trajtimeve të duhura janë disa nga arsyet që kosovarët po kërkojnë zgjidhje në vendet perëndimore.
Për 232 kërkesa të pacientëve për shërim jashtë Kosovës, nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë veç për pesë muaj janë shpenzuar 1 milion e 350 mijë euro.
Ndërsa sipas ekspertëve, shpenzimet do të zvogëloheshin sikur në Kosovë të implementohej Ligji për Sigurime Shëndetësore. Ky ligj dështoi edhe këtë vit, pasi u shty mbledhja e premiumeve, e paraparë të fillonte më 1 korrik.
Megjithëkëtë, buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë, për vitin e ardhshëm është paraparë që të ketë rritje. Qeveria e Kosovës ka parashikuar që për vitin 2018, buxheti për shëndetësi nga 180 milionë, të rritet në 200 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.
t
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...