Lajme

“Do të kërkojë drejtësi për Astrit Deharin”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 28 July 2017

Deputeti i zgjedhur Frashër Krasniqi i cili që 20 muaj gjendet në arrest shtëpiak është regjistruar sot si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.

Krasniqi pas regjistrimit si deputet tha se mendjen e ka tek kolegët e tij, aktivistët e Vetëvendosjes që gjenden në arrest shtëpiak dhe paraburgim, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti të cilët bashkë me të akuzohen se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës gushtin e vitit të kaluar.

Krasniqi tha se bashkë me deputetët e VV-së në Kuvendin e Kosovës do të kërkojnë drejtësi pa kompromis për vdekjen e aktivistit të VV-së Astrit Dehari në burgun e Prizrenit, nëntorin e vitit të kaluar.

-Advertisement-

Deputeti Krasniqi tha se ka marr leje nga Gjykata për t’u regjistruar dhe për të marr pjesë në seancën konstituive që do të mbahet më 3 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera