Te kanali i dëmtuar i ujit janë vendosur gjashtë tuba të përkohshëm, uji i pijes sigurohet me autobotë
Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 30 November 2024
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është siguruar furnizimi i rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e Prishtinës, pas shpërthimit të mbrëmshëm në Zubin Potok, ku si pasojë u dëmtua kanali i ujit i Ibër Lepencit
Rizvanolli tha se janë vendosur gjashtë tuba të përkohshëm me kapacitet të mjaftueshëm për të siguruar ujë për ftohjen e termocentralit “Kosova B dhe se presin që të mos cënohet furnizimi me energji elektrike.
“Në të njëjtën kohë, jemi koordinuar me Korporatën Energjetike të Shqipërisë për të siguruar energji shtesë për të evituar reduktime eventuale”, ka shkruar Rizvanolli.
Ajo e ka cilësuar këtë si akt terrorist, që tha se ka ndikur edhe tek furnizimi me ujë.
Sipas saj, në Prishtinë furnizimi me ujë do të kompensohet nga Badovci dhe Batllava, furnizimi në Fushë Kosovë, Drenas dhe rajonin e Mitrovicës do të sigurohet përmes autobotëve, duke nisur nga mëngjesi i sotëm.
“Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta.Faleminderit Ibër Lepencit, Policisë së Kosovës dhe KEK-ut për reagimin e shpejtë, si dhe AME-së dhe KRU-ve, të cilët kanë vënë në dispozicion të gjitha autobotët dhe kapacitetet e nevojshme njerëzore për një zgjidhje emergjente”, ka shkruar Rizvanolli.
Të tjera
-
Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të enjten takime me aleatë dhe po...
-
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon pas pushimit dimëror, nga 13 janar
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se rasti i gjykimit të Tha...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Ranilluk
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me...
-
Qeveria përzgjedh listën e ngushtë të kandidatëve për Bordin e KEK-ut, në mesin e tyre “nipi i famshëm” i Besnik Bislimit
Nipi i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Gëzim Tosun...
-
Deputetja Krasniqi reagon ashpër për punësimet familjare të Vetëvendosjes
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar në rrjetin social Faceboook...
-
Maqedonci i takon studentët kosovarë në akademinë ushtarake të FASh-it
Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nur...
-
KFOR-i rrit masat e sigurisë pas sulmit në “Ibër-Lepenc” për mbrojtjen e infrastrukturës kritike -pamje nga Veriu
Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanali...
-
Pas Aleppos rebelët në Siri marrin një tjetër qytet të rëndësishëm, ushtria e Assad: Kemi pësuar shumë humbje, po tërhiqemi
Ushtria e Sirisë tha se po tërhiqet nga qyteti qendror Hama, duke shënuar një...
-
Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore
Shqyrtimi i parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe ...
-
Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në sean...
-
Anulohet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në BeH, megjithatë Kurti do të bëjë disa takime në Sarajevë
Është anuluar Samitin i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropi...
-
Qeriqi viziton Komandën e Mbrojtjes Territoriale të Gjermanisë, pritet rritja e bashkëpunimit
Gjeneral brigade Ilir Qeriqi, së bashku me bashkëpunëtorët, ka vizituar Koman...