“Të jesh krenare që sulmohesh nga anti-shqiptarët”, Bytyçi ka një thirrje për Donika Gërvallën
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 04 May 2021
Profesori universitar, Enver Bytyçi, ka reaguar për sulmet ndaj ministres së jashtme, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se atë po e godasin ata që nuk kanë as minimumin e integritetit moral e politik të saj, ata që nuk kanë as një për qind të kontributeve të saj e të familjes së saj në luftën për lirinë e shtetësinë e Kosovës, pseudo-patriotët që flasin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka shtuar se Gërvalla duhet të jetë krenare që sulmohet prej anti-shqiptarëve, derisa e ka porositur që ta vazhdojë misionin e saj për të mirën e Kosovës dhe të qëndrojë e patundur përballë kësaj maskarade.
Nxënësit e Kamenicës shqyejnë letrat e vendosura për mbyllje të shkollave, prindërit i duartrokasin
Postimi i tij i plotë:
Një valë sulmesh janë drejtuar kundër ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, zonjës Donika Gërvalla! Është shumë interesant sa të aftë jemi ne “shqiptarët” për të sulmuar ata që vijnë në drejtimin e shtetit tonë e që janë të përkushtuar për vendin e për kombin!
E njëjta gjë po ndodh me zonjën Gërvalla. Po e godasin ata që nuk kanë as minimumin e integritetit moral e politik të saj. Ata që nuk kanë as një për qind të kontributeve të saj e të familjes së saj në luftën për lirinë e shtetësinë e Kosovës! Po e godasin pseudo-patriotët që flasin në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e që kur erdhën në pushtet i vodhën dhe e plaçkitën kontributin e UÇK-së dhe pasuritë e Kosovës! Po e sulmojnë mbeturinat e regjimit të shkuar të lidhur me krimin e organizuar dhe me Serbinë.
Prandaj Donika Gërvalla duhet të jetë krenare që sulmohet prej anti-shqiptarëve! Ta vazhdojë misionin e saj për të mirën e Kosovës dhe të qëndrojë e patundur përballë kësaj maskarade! I lutem sinqerisht zonjës Gërvalla të mos intimidohet prej këtyre sulmeve të stilit serb. Të qëndrojë në krye të detyrës e të motivohet më shumë për ta çuar deri në fund misionin tonë kombëtar!
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...