Lajme

“Të infektuarit do futeshin në kampe karantinimi”/ Kina heq rregullat e rrepta të Covid pas protestave masive

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 07 December 2022

Kina po heq politikat e saj më të ashpra për Covid, pas protestave masive që u zhvilluan në lidhje me vendimet.

Njerëzit me Covid tani mund të izolohen në shtëpi dhe jo në objektet shtetërore siç u vendos më parë, nëse kanë simptoma të lehta ose aspak.

Ata gjithashtu nuk kanë më nevojë të tregojnë teste për shumicën e vendeve dhe mund të udhëtojnë më lirshëm brenda vendit.

-Advertisement-

Qytetarët janë shprehur të lehtësuar por edhe të shqetësuar për ndryshimet e papritura.

Reagimet e qytetarëve:

“Më në fund! Nuk do të shqetësohem më nëse do të infektohem apo do të më largojnë si kontakt i ngushtë”.

“A mund të më shpjegojë dikush se çfarë po ndodh? Pse ndryshimi është i papritur dhe kaq i madh?”

Ndryshimet gjithëpërfshirëse tregojnë se Kina më në fund po largohet nga politika e saj zero-Covid dhe po kërkon të “jetojë me virusin” si pjesa tjetër e botës.

Sipas CNN, kjo vjen pasi vendi po përballet me valën e tij më të madhe të infeksioneve, me mbi 30,000 çdo ditë.

Deri më tani, Kina i kishte detyruar njerëzit me Covid dhe këdo që ishte në kontakt të ngushtë të shkonin në kampe karantine. Kjo politikë kishte qenë thellësisht jopopullore sepse ndau familjet dhe largoi njerëzit nga shtëpitë e tyre. Disa nga qendrat u raportuan gjithashtu se kishin kushte të këqija jetese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera