Lajme

“Të ia mësofshim fëmijëve edhe seksin në shkolla..” përgjigja e qytetarit për edukimin seksual si lëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 01 November 2021

Në emisionin ‘Doktor Plus’ që është prodhim i Gazetës Infokus këtë të diele është folur për seksologjinë, edukimin seksual e futjen si lëndë obligative në shkolla.

Mirëpo jo shumë mirë këtë e kanë pritur qytetarët, sipas të cilëve futja e kësaj lënde në shkolla në një farë forme konsiderohet edhe degjenerim.

Kështu është përgjigjur një qytetar i cili u pyet nëse edukimi seksual duhet të jetë lëndë obligative në institucionet arsimore në vend.

-Advertisement-

“Po në të ia mësofshim edhe fëmijëve seksin në shkolla, katastrof për neve, na çka me ba na të mdhajtë tani. Çka po hjekim se le ma kur të ia mësosh seksin edhe fëmijëve ata ma s’din mu nal, bajnë gjithçka rrugëve. Ma mirë është mos me i shti në shkollë hiq.

Mirëpo kishte edhe të tillë të cilët mendonin se lënda e Edukimit seksual në shkolla është një domosdoshmëri e edhe nga ata që kishin turp të flisnin për këtë temë publikisht.

Derisa kishte edhe të tjerë që do të ishin të gatshëm të kërkonin ndihmë te një seksolog nëse ata ose fëmijët e tyre do të kishin probleme të kësaj natyre.

Këtu mund të shihni përgjigjet e qytetarëve në lidhje me këtë temë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera