Të huajt pastrojnë plazhet shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 26 August 2018
Alice është një blogere e njohur angleze që prej disa kohësh jeton në Tiranë. Ajo erdhi për tri ditë në Shqipëri dhe vazhdon të qëndrojë prej muajsh aty, e dashuruar me këtë vend.
Këtë të diel ajo së bashku me persona të tjerë e kaloi në plazhin e Durrësit. Jo duke pushuar, por duke pastruar mbetjet e hedhura vend e pa vend nga pushuesit ditorë.
“Po bëjmë punë vullnetare. Ne jemi anglezë, amerikanë, gjermanë, austriakë dhe shqiptarë, dhe nuk jemi këtu vetëm për të pastruar, pasi brenda 2 javësh mund të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme, por dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe ndryshuar mentalitetin e të hedhurit vend e pa vend mbeturinat. Ata na shohin e reflektojnë”, u shpreh Alice.
Shumë nga ata që po pushonin në plazhin e vogël të Currilave paraditen e sotme, teksa shihnin grupin që pastronte, kanë kujtuar aksionet e detyruara vullnetare të së dielës në vitet e monizmit. Të tjerë, ndonëse të paktë, iu bashkuan grupit për pastrimin e plazhit nga plastika dhe mbetjet e tjera urbane.
“Një grup turistësh që u ndjenë keq teksa na panë të punonim, u bashkuan me ne. Ne shpresojmë që edhe qeveria dhe pushteti vendor gjithashtu të reagojnë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Njerëzit hedhin plastikën kudo, pa menduar ku përfundon. Ajo përfundon në det dhe rrezikon gjallesat detare. Peshqit e hanë dhe ne hamë peshqit. Është një situatë e keqe”, shprehet blogerja e njohur.
Nën moton “të bësh gjëra të vogla, me shumë dashuri”, ky grupim shoqëror synon ta shtrijë vullnetarizmin drejt qytetit të Beratit dhe liqenit të Shkodrës për periudhën në vazhdim, duke përcjellë përmes punës mesazhe të rëndësishme për të gjithë ne, në mbrojtje të mjedisit dhe jetës së përbashkët në komunitet.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...