Lajme

Të hënën vendoset nëse do të ketë rinëmurim të votave në disa vendvotime

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 20 February 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të hënën do të vendos nëse do të ketë rinumërim të votave në disa vendvotime të ndryshme, pasi aktualisht është duke u bërë auditimi i disa votave, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka thënë pas marrjes së raportit KQZ-ja do ta shqyrtoj dhe më pas do të vendoset.

“Ka vendvotime që janë duke ju nënshtruar procesit të auditimit dhe deri të hënën më së largu do të kemi raportin, ku QNR-ja do të paraqes rekomandimet dhe më pas KQZ-ja vendos nëse do të ketë rinumërim në disa vendvotime”, tha Elezi.

-Advertisement-

Ai të shtunën në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që po zhvillohen në QNR, ka thënë se s’ka datë se kur do të bëhet shpallja përfundimtare e rezultateve, duke theksuar se një gjë e tillë s’mund të bëhet pa përfundimin e të gjitha procedurave.

Elezei ka treguar se në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve.

Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2 254 nga 2 547 vendvotime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera