Lajme

Të hënën synohet zhbllokimi i punës së Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 13 October 2018

25 pika të rendit të ditës do të jenë në vazhdimin e seancës plenare të mbetur në gjysmë tri javë më parë, ndërsa po të hënën Kryesia pritet të vendosë për një tjetër seancë me 44 pika të tjera të rendit të ditës.

Pushtetin e opozitën mund t’i bëjë bashkë seanca për shqyrtimin e tri projektligjeve që kanë të bëjnë me shndërrimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe pikat e tjera, raporton KTV.

LDK-ja thotë se Kuvendi është në prag të falimentimit, prandaj zgjedhjet e parakohshme janë shpëtimi i vetëm.

-Advertisement-

Por, ndryshe mendon pushteti.

Ata po ndihen shumë komod në pozitën që e kanë.

Thonë se i kanë numrat e mjaftueshëm për të kaluar të gjitha projektligjet, por edhe opozita nuk duhet të harrojë, sipas tyre, përgjegjësinë që e ka para qytetarëve.

Para tri javësh kryetari i Kuvendit kishte ndërprerë punimet e Kuvendit, meqë nuk kishte kuorum për të vazhduar tutje më punën.

Ndërkohë, agjenda legjislative e Kuvendit ka arritur të plotësohet vetëm 27 për qind.

Nga 170 projektligje të parapara janë miratuar vetëm 46 prej tyre.

Në procedurë janë 71, ndërsa në pritje janë 53 projektligje të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera