Lajme

Të hënën seancë e jashtëzakonshme për heqjen e taksës

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 28 February 2020

Pas mbledhjes së Kryesisë me kërkesën e 41 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, Vjosa Osmani ka thënë se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën në ora 11:00.

“Ju njoftojë se 41 deputëtë të Kosovën kanë parashtruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë, lidhur me heqjen e tarifës.

Ka pasur dakordim që seanca e jashtëzakonshme të mabhet të hënën, më 2 mars në ora 11:00 do të kemi seancë të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se koalicioni LDK-VV nuk kanë dakordim për taksën 100 %.

Madje Haradinaj nuk i përjashtoj as protestat lidhur me vendimin e kryeministrit Kurti për hjeqjen e tarifës 100 %./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera