Lajme

Të hënën seancë e jashtëzakonshme për dështimin e shtetit për t’ua blerë librat nxënësve

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 01 September 2023

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet për çështjen e sigurimit të librave për nxënësit.

Në ftesëb që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” e që iu ka shkuar deputetëve, thuhet se seanca e jashtëzakonshme pritet të mbahet të hënën duke filluar nga ora 12:00.

Pika e rendit të ditës është: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.

-Advertisement-

Seanca vjen pasi deputetët e partive opozitare kanë dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme parlamentare për 4 shtator, për siç kanë thënë “dështimin e Qeverisë për të siguruar tekstet shkollore për nxënësit”.

Kërkesa ishte publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha e cila është edhe anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

“Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, kishte shkruar ndër të tjera ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera