Të hënën protestë kundër reduktimeve të rrymës, kërkohet shkarkimi i Rizvanollit
Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 24 December 2021
Një grup qytetarësh ka njoftuar se të hënën, më 27 dhjetor, do të protestojë kundër reduktimeve të rrymës, njëkohësisht në mesin e kërkesave të tyre është edhe shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Sipas njoftimit protesta do të fillojë në orën 13:00 këtë të hënë, kurse dy kërkesat tjera janë furnizimi me energji elektrike 24 orë dhe nacionalizimi i KEDS-it.
Qytetarë të shumtë janë ankuar kundrejt qeverisë pasi kjo e fundit ka thënë se reduktimet do të jenë nga 2 orë në orare të caktuara por që ato zgjasin deri në 24 orë e që një gjendje e tillë pritet të zgjasë për dy muaj të tjerë.
Gjithashtu në njoftim thuhet se KEDS-i po dështon në përmbushjen obligimeve për furnizimin me energji elektrike 24/7 e që një dështim të tillë Qeveria po ia faturon qytetarëve duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike.
Sipas tyre një krizë e tillë nuk duhet të lihet në duar të sektorit privat pasi nuk po arrin t’i përmbushë as shërbimet esenciale.
Njoftimi i plotë:
Ftojmë të gjithë qytetarët/et e Kosovës të na bashkohen në protesta mbarëkombëtare kundër manipulimeve dhe papërgjegjësisë të vazhdueshme të KEDS ndaj qytetarëve të Kosovës.
KEDS bashkë me Qeverinë na e kanë kthyer terrin në Kosovë. Gjatë kësaj jave, Qeveria dhe KEDS-i na informuan se do të rikthehen reduktimet e energjisë elektrike për shkak të krizës energjetike. Sipas njoftimit zyrtar të tyre, reduktimet do të ishin nga 2 orë në orare të caktuara. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. E kjo gjendje, sipas njoftimit të Qeverisë pritet të zgjasë edhe dy muajt tjerë.
KEDS-i, distributor kryesor i energjisë elektrike në Kosovë, është duke dështuar që t’i përmbushë obligimet e saj për furnizim 24/7 të të gjithë/a qytetarëve/eve duke na lënë në errësirë. Në anën tjetër, këtë dështim Qeveria është duke na e faturuar neve, duke e subvencionuar KEDS-in me 20 milionë euro nga paraja publike.
Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në duar të sektorit privat. Andaj, të hënën, duke filluar nga ora 13:00, mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë:
1. Rrymë 24/7;
2. Shkarkim të Ministres Rizvanolli;
3. Nacionalizimi i KEDS-it
Protesta nisë pranë objektit të KEDS-t për të vazhduar tek ndërtesa e Qeverisë.
Të tjera
-
Marrëveshja skandaloze e Liburn Aliut që pritet të ratifikohet të enjten në Kuvend i jep sovranitet Maqedonisë së Veriut të projektoi tunelin edhe brenda territorit të Kosovës
Me 12 janar të këtij viti, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu së bashku ...
-
PSD mban konferencë sot para Prokurorisë Speciale
Partia Socialdemokrate do të dalë sot para media. Konferenca do të nisë n...
-
Krasniqi në ditëlindjen e Thaçit: Urime president, dielli do të lindë përsëri
Sot feston ditëlindjen ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Me këtë rast...
-
Von Cramon takohet me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës: Pasivizimi i adresave nga Serbia duhet ndaluar menjëherë
Eurodeputetja liberale e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, është takuar...
-
Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli
Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në ...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Osmani: Qytetarët kanë 2 opsione – integrim apo izolim
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka hedhur votë...
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...