Të hënën në Prishtinë protestohet për ndarjen e çmimit Nobel për Handken
Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 13 October 2019
Ndarja e Nobelit për Handke u cilësia vendim skandaloz nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës por edhe nga njohës të letërsisë botërore. Madje, në Prishtinë të hënë pritet të mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.
Për profesorin Bardh Rugova, ndarja e Nobelit për Letërsi 2019, për shkrimtari austriak Peter Handke, është zgjedhje e gabuar dhe shumë e dëmshme.
Sipas tij, e njëjta vë në pikëpyetje rolin e artit për njerëzimin.
“Ekziston edhe ana tjetër e problemit, që është ana njerëzore, humane e këtij shkrimtari, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi, nuk besoj se do të mund të kualifikohej për të marrë çmim dhe për t’u bërë shembull për diçka. Kjo vë në dilemë arsyen pse japin çmime, çka dëshirojmë si komunitet njerëzor të arrijmë përmes këtyre çmimeve. Dhe në këtë kuadër, e quaj, për hesapin tim një zgjedhje shumë të gabuar dhe të dëmshme e cila mbi të gjitha vë në pikëpyetje rolin e artit për njerëzimin”, thotë ai, transmeton KultPlus.
Rugova thotë të ketë lexuar një libër nga Peter Handke, dhe sipas tij, nuk ishte ndonjë vlerë e tillë sa të meritonte një çmim të këtij niveli.
Ai thotë se ka pasur edhe raste të tjera kur Nobeli i është ndarë personave që nuk kanë pasur ndonjë vlerë, mirëpo, ai thekson që këtë e vendosë juria dhe është përgjegjësi e tyre.
Sipas Rugovës, një rast i tillë si i Peter Handke duhet vetëm të shpërfillet.
“Si njëri që merret me komunikimin, përgjithësi me gjuhën unë do të kisha thënë të gjithëve që nuk ekziston diçka si reklamë negative, çdo manifestim vetëm e bën më interesant autorin.. Unë mendoj që duhet të shpërfillet”, thotë ai.
AShAK është shprehur e zhgënjyer thellësisht me ndarjen e sivjetshme të çmimit Nobel për Letërsi për shkrimtarin austriak, Peter Handke.
“Peter Handke nuk ishte në anën e drejtë të historisë së popujve të Ballkanit dhe as të Kosovës; nuk ishte në anën e ndritshme të ideve, por gjeti strehë në anën e errët të ngjarjeve tragjike të Ballkanit”, thuhet në reagimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Për ndarjen e Nobelit për Letërsi 2019, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilit, vendimi i Nobel ka sjell dhimbje të pamasë te viktimat e panumërta.
“Ai gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë e kishte një kryes. Handke zgjodhi që t’i mbështes kryesit e krimit”, ka shkruar Thaci në Twitter.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar duke thënë se Komiteti i Nobel’it i ka dhënë çmimin njeriut të gabuar.
Menjëherë pas vendimit të Akademisë Suedeze, ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në Nju Jork, Vlora Çitaku duke e konsideruar skandaloz vendimin e komitetit Nobel për të shpërblyer shkrimtarin Peter Handke.
Sipas saj, ky vendim është absurd dhe i turpshëm Handke ishte një njeri që lavdëroi “Kasapin e Ballkanit” dhe ka mbështeti regjimin e tij gjenocidial.
Ndërsa sot, Çitaku ka shkruar se duhet t’i marrim të gjitha email adresat e anëtarëve të akademisë që lejuan që një mohues i gjenocidit ta fitojë çmimin Nobel dhe t’u dërgojmë atyre emrat dhe fotografitë e të gjitha viktimave në Bosnje e Kosovë.
Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës i është bashkuar zërave vendorë dhe atyre ndërkombëtarë duke dënuar ashpër ndarjen e çmimit për shkrimtarin austriak, Peter Handke.
Jo vetëm institucionet e Kosovës, por edhe profesorë botërorë nuk janë pajtuar me këtë vendim.
Profesoresha në universitetin e Nju Jork-ut, Ana Di Lellia, ka thënë se ishte i akuzuar për mbrojtjen e Millosheviçit.
Ajo ka shkruar se në funeralin e presidentit serb Handke kishte thënë “Unë nuk e di të vërtetën. Por unë shoh. Unë dëgjoj. Unë ndiej. Më kujtohet. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviç”.
Revokimin e Çmimit Nobel për Letërsi 2019 për Peter Handke e kanë kërkuar edhe nënat e Srebrenciës.
Reagime ka pasur edhe nga institucionet e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama e ka quajtur të turpshëm vendimin e Komitetit të Nobelit, ndërkohë që Akademia e Shkencave atje ka thënë se është absurde që një akademi që promovon paqen, të vlerësojë me Nobel dikë që nxit urrejtjen.
Dy ditë më parë, në Akademinë Suedeze në Stokholm u ndanë çmimet “Nobel” për letërsi ku shkrimtarja polake Olga Tokarczuk është fituese për vitin 2018, ndërsa autori austriak Peter Handke për çmimin “Nobel” në letërsi 2019.
Pas reagimeve të jashtëzakonshme që shkaktoi dhënia e Nobelit të sivjetshëm të letërsisë shkrimtarit Peter Handke, një përkrahës i regjimit të Sllobodan Milloshevicit, foli dhe Akademia Suedeze.
Sekretari i përhershëm i saj, Mats Malm, tha për Neë York Times se komiteti i bën përzgjedhjet mbi baza letrare dhe estetike dhe se “nuk është mandati i akademisë të balancojë cilësinë letrare kundrejt konsideratave politike”. /
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...