Të hënën në Berlin negociohet për detajet e linjës hekurudhore Kosovë-Serbi
Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 25 January 2020
Ambasadori Richard Grenell – i dërguar i Presidentit amerikan Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas ndërmjetësimit që bëri për arritjen e marrëveshjes për ta hapur linjën ajrore Prishtinë-Beograd, ai tani është angazhuar që ta bëjë të njëjtën gjë edhe me trafikun hekurudhor ndërmjet dy vendeve.
Të mërkurën në mbrëmje ambasadori Richard Grenell erdhi në Kosovë me ç’rast u takua me Presidentin Hashim Thaçi, dhe të nesërmen ai shkoi në selitë e të dyja partive fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit [Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës] për t’u takuar me krerët e këtyre dy subjekteve politike.
Pavarësisht asaj se VV dhe LDK nuk po mund ta arrijnë një marrëveshje për ta formuar Qeverinë e re, Grenell nuk deshi që vizita e tij në Kosovë të interpretohej si ndërhyrje në politikat e brendshme.
Ai tha se në Kosovë erdhi për t’i hapur rrugë zhvillimit ekonomik dhe se i mbetet spektrit politik që ta formojë Qeverinë e re. Por, bëri me dije se Kosova duhet ta heqë tarifën ndaj mallrave serbe, ndërsa Serbia duhet t’i japë fund fushatës për tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.
Pas vizitës në Prishtinë, Richard Grenell udhëtoi drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq [ashtu siç kishte paralajmëruar] të cilit po ashtu ia kërkoi që Serbia ta ndalojë fushatën kundër Pavarësisë së Kosovës.
Më pas Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd përmes një shkrimi në Twitter, njoftoi se ambasadori Grenell ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar për vendosjen e trafikut hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit të kësaj ambasade në Beograd, detajet e kësaj marrëveshje priten të diskutohen të hënën (27.01.2020) në Berlin.
On the heels of the first direct air connection between Belgrade and Pristina in more than two decades, SPE Grenell announced today that all sides agreed to also restore rail connections. Details to be negotiated in Berlin on Monday. pic.twitter.com/UdqOWAYEdd
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) January 24, 2020
Të tjera
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...