Rozë

“Të gjithë u martuan, po ti?”, Noizy vjen me përgjigjen epike

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 09 August 2022

Janë të pakta intervistat ku Noizy flet për jetën e tij private, por tek kjo e fundit na i ka zbuluar një kuriozitet. Ai ende nuk e ka gjetur personin e jetës, duke e kthyer beqarinë e tij në temë bisede gjatë çdo interviste.

Gjatë intervistës së tij me moderatorin Labinot Gashi, Noizy nuk ka shpëtuar pa u pyetur rreth jetës së tij personale.

“Të gjithë u martuan, po ti?”– ka qenë pyetja që Labinoti i drejtoi reperit duke i përmendur dhe disa kolegë të tij që i kanë dhënë fund beqarisë.

-Advertisement-

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë. Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti. I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”– tha reperi me shaka.

Noizy njihet si nga beqarët më të kërkuar, por si duket dita e martesës për të është akoma larg.

Kujtojmë se gjatë një interviste reperi deklaroi se është i fokusuar te muzika dhe nuk ka plane të afërta për të krijuar familje.

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bëj dot plane. Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”– u shpreh Noizy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera