Rozë

Të gjithë sytë tek e bukura e Tropojës, Arjola shkëlqen në Zvicër (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 14 February 2020

Arjola Demiri është aktorja që luan rolin kryesor në filmin e Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. Prej disa ditësh, ajo ndodhet së bashku me disa prej aktorëve të filmit në Bern të Zvicrës ku kanë dhënë premierën e tij.

Në profilin e saj në “Instagram”, e bukura e Tropojës ka publikuar ditën e sotme një foto që ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Ajo shfaqet me fustanin lejla që i tregon mjaft bukur shpatullat dhe që i ka dhënë një nur të bukur.

“Një princeshë përrallash. Shumë e bukur. Dashuri”, këto janë vetëm disa nga komplimentet që aktorja e “Portokallisë” ka marrë në këtë foto që mblodhi edhe mijëra pëlqime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera