Lajme

Të gjithë sytë nga qielli, hëna pritet të japë “spektaklin” më të madh për vitin 2019

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 18 February 2019

Të fiksuarit pas eventeve të qiellit mund të gëzohen më në fund pasi “spektakli” i radhës pritet të vijë nga sateliti ynë natyror.

Sipas parashikimeve, më 19 shkurt do të shfaqet në qiellin e natës ajo që njihet si “Super Hëna e Dëborës”.

Hëna e plotë pritet të shfaqet të mërkurën dhe parashikohet që të jetë hëna më e ndritshme e vitit. Kjo është super-hëna e dytë, pasi në 21 janar u shfaq ajo që njihet si “super-hëna e përgjakshme”.

-Advertisement-

Hëna e plotë e këtij muaji quhet edhe hëna e dëborës për shkak se shkurti njihet në botë si muaji që sjell dëborën më të dendur, (edhe pse këtu te ne duket sikur i mbyllëm “hesapet” me dimrin).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera