Rozë

Të gjithë po e shikojnë filmin “Mrekullia e qelisë nr. 7”, reagon aktori shumë i emocionuar

Autori: Gazeta inFokus 22:43 | 04 April 2020

Historia e filmit “Mrekullia në qelinë nr. 7” fillon nga një kujtim i vajzës Ova e cila është e vetme në shtëpinë e saj, shkruan “InfoKosova”.

Ova është i vetmi fëmijë i babait të saj, ku ky i fundit është një person me të meta mendore, por që tërë dashurinë prindërore ia dhuron së bijës.

-Advertisement-

Babai dhe vajza luajnë rolin kryesor, ata jetojnë në një fshat me kushte jo të mira jetese.

Ova kur ishte shumë e vogël e humbi nënën, dhe për të u kujdes gjyshja dhe babai i saj.

Ova e dëshironte një çantë të kuqe të cilën nuk pati mundësi babai t’ia blinte, por pasi ai i bëri paratë për t’ia blerë çantën dhe shkuan tek dyqani ku ishte çanta, atë e bleu një kolonel për të bijën e tij e cila ishte në një klasë me Ovan.

Pastaj, vajza që e bleu çanten, e humb jetën duke rënë nga një gërmadhë, dhe për vdekjen e saj akuzohet babai i Ovas, Mehmeti.

Ai u burgos dhe u dënua me vdekje (ekzekutim), për krimin që nuk e kishte bërë.

Ova mbetet vetëm me gjyshen e saj, e cila pas pak kohësh ndërron jetë duke e lënë vogëlushen krej të vetme.

Pas vdekjes së gjyshes, për Ovan kujdeset mësuesja e saj derisa babai është në burg.

Në qelinë nr. 7 Mehmet e sheh tmerrin, aty ai rrahet për vdekje jo vetëm nga gardianët e burgut, por edhe nga të burgosurit të cilët sapo e kuptuan akuzën e tij, e shqelmuan.

Pastaj, me sinqeritetin e tij dhe pafajësinë, Memo bën që të gjithë ta duan dhe të sillen mirë me të.

Historia në fund ka një të mirë, se Mehmeti bashkohet me vajzën e tij Ova, dhe ikin nga shteti për të jetuar jetën në liri.

Por, aktori i këtij seriali ka një reagim për filmin që ai e ka bërë ku thotë:

“Udhëtimi i “Mrekullia në qelinë numër 7” nisi me dashuri.

Ne e donim shumë historinë tonë.

Filmi ynë vazhdon të krijojë mrekulli.

Po e shohin njerëz anë e mbanë botës në këto ditë të vështira.

Le të mbështetemi tek njëri-tjetri me dashuri.

Faleminderit për interesimin tuaj.

Kujdesuni për veten”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera