Lajme

Të gjithë dëshirojnë të shkojnë në Gjermani, regjistrohen 10 milionë të huaj

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 07 July 2017

Në Gjermani jetojnë dhjetë milionë të huaj, që paraqet shifër rekorde dhe numri më i madh i shtetasve të huaj i regjistruar në pesëdhjetë vjetët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur statistika më e re e kombit 82-milionësh, në të cilin integrimi i të huajve është temë e rëndësishme e pushtetit dhe opozitës.

Sipas të dhënave të Entit federal për statistika, madje 5,7 milionë, prej gjithsej 10 milionë vetave me nënshtetësi të huaj, aq sa janë regjistruar kah fundi i vitit të kaluar, vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Numri më i madh i të ardhurve në Gjermania, janë para se gjithash nga Siria, Afganistani dhe Iraku, tregojnë të dhënat zyrtare, sipas të cilave në zenitin e krizës së migrantëve, në vitin 2015, në Gjermani kanë arritur 1,5 milion njerëz.

Vitin e kaluar, megjithatë, numri i tyre është zvogëluar dhe janë regjistruar 480.000 persona të ardhur.

Gjermania, për shkak të gjendjes dhe klimës së mirë është tërheqëse edhe për shtetas të BE-së, ashtu që të dhënat statistikore tregojnë se në këtë vend jetojnë 4,3 milionë të huaj me prejardhje nga BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera