Të gjitha vendimet që i mori Qeveria në mbledhjen e sotme
Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 09 February 2022
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 61-të, në të cilën janë marrë tri vendime dhe gjashtë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizativ për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së UÇK’së, e cila do të mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.
Po ashtu, ekzekutivi ka marrë vendim për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Këto janë të gjitha vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës:
Tri vendime dhe gjashtë nisma për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe që janë na pajtim me fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, i ka miratuar Qeveria e Kosovës në mbledhjen e rregullt.
Vendimi i parë në mbledhjen e sotme ishte themelimi i Këshillit Organizativ për manifestimin gjithë-popullor për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila do të mbahet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Duke vlerësuar se Epopeja e UÇK-së e ndryshoi historinë e Kosovës për mbarë dhe e bashkoi popullin tonë, duhet të kujtojmë ditët 5, 6 dhe 7 mars, sakrificën e familjes Jashari dhe qëndresën e tyre, tha Kryeministri Albin Kurti. Duke propozuar këtë Këshill, Kryeministri theksoi: “Gjithçka që bëjmë e veprojmë, çdo progres i yni duket pak, krahas gjithçkaje, që ata dhanë. Duke iu falënderuar atyre, dëshmorëve e martirëve, jemi edhe ne sot këtu. Kujtimi për ta na bën të vetëdijshëm, që ata nuk harrohen, që ne duhet të qëndrojmë, të mos dorëzohemi e ta ndërtojmë Republikën, që ua kemi borxh”.
Kryeministri propozoi Këshillin Organizativ në këtë përbërje:
1. Z. Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes, Kryesues;
2. Znj. Donika Gërvalla – Schëarz, Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
3. Z. Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtar;
4. Znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, anëtare;
5. Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
6. Xhelal Sfeçla, Ministër i Punëve të Brendshme, anëtar;
7. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
8. Bislim Zogaj, Drejtor i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës, anëtar.
Gjithashtu ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill:
1. Zyra e Presidentes;
2. Kuvendi i Kosovës;
3. Komuna e Prishtinës;
4. Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së;
5. Asociacioni i Komunave të Kosovës;
6. Organizatat e Shoqërisë Civile.
Në vazhdim është miratuar vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.07/09 i datës 01.07.2020, sipas të cilit pikat 2, 3 dhe 4 të Vendimit Nr.07/09 të datës 01.07.2020 shfuqizohen, ndërsa shtohet pika 2 sipas të cilës: “Udhëzohet AKP të mos vendos në shitje asete që janë të identifikuara si potenciale për t’u transferuar në Fondin Sovran, para miratimit të politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran” dhe shtohet pika 3: “Asetet mund të ofrohen për qiradhënie të rregullt, deri në miratimin e politikës së Qeverisë lidhur me themelimin e Fondit Sovran”.
Marrë parasysh nismën e Qeverisë në drejtim të themelimit të Fondit Sovran, është e domosdoshme që të parandalohet tjetërsimi i aseteve jetike për utilizimin e tyre në qëllim të interesit shtetëror, përmes Fondit Sovran. Andaj, me qëllim të përmbushjes së obligimeve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në pajtim me politikat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ky Vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, plotëson/ndryshon vendimin e Qeverisë Nr.07/09 i datës 01.07.2020.
Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian ndaj 183 individëve dhe 26 entiteteve të Bjellorusisë që janë të lidhura me regjimin e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko. Sanksionet konsistojnë në ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës; ndalimin e udhëtimit për individët e sanksionuar; dhe ndalimi për individët dhe entitetet në Republikën e Kosovës që të vënë fonde në mënyrë direkte apo indirekte për individët dhe entitetet e sanksionuara.
Në parim kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe nismat për lidhjen e marrëveshjeve financiare për IPA 2021 dhe IPA 2022, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje do të sigurojnë zbatimin e programeve vjetore dhe IPA 2021 parasheh përfitimin e 63,96 milion euro për projekte investive në vendin tonë dhe 70,25 milionë nga IPA 2022.
Edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare në mes të Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III), ka marrë miratimin në mbledhjen e sotme. Kjo marrëveshje do të sigurojë krijimin e bazës ligjore që Kosova të ketë qasjen në këto fonde.
Në pritje të finalizimit të marrëveshjes me Gjermaninë për njohjen reciproke të patentë shoferëve, në mbledhjen e sotme janë miratuar vendimet për dy nisma për lidhje të marrëveshjeve me Qeverinë e Kanadasë dhe me Qeverinë e Republikës së Turqisë, për njohjen reciproke të patentë shoferëve. Ministria e Punëve të Brendshme është autorizuar të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për lidhje të këtyre marrëveshjeve.
Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është miratuar edhe nisma për negocimin e marrëveshjes financiare me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, e cila do t’i siguronte Kosovës 6,315 000 (gjashtë milionë e treqind e pesëmbëdhjetë mijë) euro që do të dedikohen për efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtëritshme të energjisë në vendin tonë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...






























