Të gjitha incidentet që ndodhën gjatë procesit zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 18 October 2021
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje për incidentet e shkaktuara dje gjatë procesit zgjedhor. Incidentet janë raportuar në komuna të ndryshme të vendit.
Siç njofton policia, transmeton Gazeta Express, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. “Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
Ndërsa, në Podujevë është hapur një rast “Keqpërdorim i të drejtës së votimit”, pasi ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit “ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.
Një rast tjetër , “Parandalim i ushtrimit të së drejtës për të votuar”, është hapur në Podujevë.
“Podujevë, 17.10.2021-14:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Gazeta Express.
Rasti “keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë votimir”, është hapur në Viti.
“Viti, 17.10.2021-15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka shkuar në qendrën e votimit për të kryer obligimin ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Ndërsa, në rajonin e Prizrenit janë hapur këto tri raste:
“PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT / Suharekë, 17.10.2021 – 09:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër të votimit kishte kryer veprën e cekur më lartë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
CËNIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT /Prizren, 17.10.2021 – 14:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mamush, 17.10.2021 – 17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Në Pejë është hapur një rast: “PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT & KANOSJE/ Pejë, 17.10.2021-14:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën. Është njoftuar prokurori ndërsa rasti në procedure”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të policisë.
Në Malishevë është arrestuar një person për pengim të procesit të votimit.
“PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT /Malishevë, 17.10.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë procesit të votimit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton tutje policia.
Në Skenderaj, janë hapur dy raste në polici, njëri për “cënim i fshehtësisë së votimit”, e tjetri për “pengim i procesit të votimit”.
“CENIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT /Skenderaj 17.10.2021-12:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT /Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Të tjera
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...