Të freskëta apo jo?! Me këto mënyra mund t’i dalloni ushqimet në restorant…
Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 10 December 2018
A është e freskët? Kjo është pyetja që i bëhet më shpesh një kamerieri në një restorant. Përgjigja është padyshim ‘po’, por asnjëherë nuk mund ta dini sa e sinqertë është ajo.
Në këtë artikull do të mësoni më shumë për mënyrat se si mund të dalloni nëse ushqimi i servirur është i çastit apo gatuar më herët.
Restorantet përgatisin salca, lëngje për supa, mishra të marinuar apo mish pule të skuqur për ta përdorur në një ditë apo vakt të mëvonshëm.
E vërteta është se nuk ka përse të jesh një shef kuzhine që të dallosh nëse një ushqim është gatuar në çast apo është i përgatitur shumë më herët.
Kuzhinierët në restorante janë shumë të zotë për ta bërë një pjatë të duket sa më e freskët, megjithatë, nëse jeni të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave, do të kuptoni shumë gjëra rreth ushqimit.
Shenjat kur një ushqim është gatuar më herët
Nëse ushqimi përgatitet për vetëm 10 minuta
Nëse shija e ushqimit është totalisht e njëjtë sa herë që e konsumoni në këtë restorant
Nëse restoranti në fjalë nuk ka një shef të mirëfilltë,
Nëse kamerieri nuk është i sigurt nëse një ushqim që kërkoni mund të gatuhet apo jo
Si të porosisni ushqimet Më të freskëta
Zgjidhni ushqime që gatuhen lehtë
Në vend të puresë së patates mund të zgjidhni një patate të pjekur me gjalpë.
Në vend të supës me perime mund të porosisni një sallatë fshati ku e dalloni freskinë
Mos hani shpesh nëpër restorante
Rregulli i artë, rekomanduar edhe nga AgroWeb.org, është që të mos shkoni në restorante më shumë se 1 apo 2 herë në javë.
Gjithashtu është e udhës që të kufizoni racionet sepse në restorante konsumoni më shumë ushqim.
Diçka tjetër që duhet të keni parasysh është që në shumicën e rasteve, restorantet nuk porosisin ushqime të plota direkt nga fermat.
Zakonisht janë shpërndarësit e ushqimeve që sjellin përbërësit.
Kjo përkthehet në shumë ushqime të përpunuara, të ngrira apo të paketuara./AgroWeb.org/
Të tjera
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...