Lajme

Të enjten vendoset nëse qytetarët do të mund të tërheqin 10 përqindëshin e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 16 September 2020

Çështja e 10 për qindëshit të Trustit pritet të diskutohet këtë të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Kuvend i Kosovës më të kthyer në punë pritet të votoj Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Infokus.

Në rend dite është edhe votimi i Projektligjit për Miratimi i këtij projektligji do t’i hapte rrugë tërheqjes së 10%-shit nga trusti, masë kjo e paraparë nga qeveria për ndihmë për qytetarët që janë goditur ekonomikisht nga pandemia.

Pikat për seancën e nesërme:

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 23 korrik dhe 7 gusht 2020:
Votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së,
Votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së.
Pika e papërfunduar nga seanca plenare e mbajtur më 23, 24 korrik dhe 7 gusht 2020:
Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së.
III. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 7, 13 dhe 14 gusht 2020:
Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 14 gusht 2020:
1. Votimi në parim i Projektligjit nr.07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19./Gazeta Infokus/

Të tjera