Lajme

Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 11 September 2023

Të enjten do të mbahet seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor.

Deputetët pritet të shqyrtojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, derisa pritet të mbahet edhe debati parlamentar për çështjen e sigurimit të librave shkollorë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nxënësit po vazhdojnë të kenë probleme në mungesë të teksteve shkollore, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

“Ky vendim ka shpërfaqur pabarazinë të varfër dhe të pasur”, tha ai.

Gjithashtu, Tahiri tha se Kuvendi duhet të jetë më efikas.

“10 muaj dështime, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që në tre muajt e ardhshëm të jemi efikas në tre muaj. Po ashtu kryeministri po e mban Kosovën peng, po e mbanë në sanksione, ai duhet të jap një sqarim se çfarë duhet të bëjë pas 14 shtatori”, deklaroi Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera