Të enjten protestojnë specializantët para Ministrisë së Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus
21:01 | 26 January 2022
Një grup i specializantëve do të mbajë nesër një protestë duke filluar nga ora 10:00 para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi siç vlerësojnë, diskriminimi ndaj tyre veç është duke u thelluar edhe më shumë.
Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve, ka thënë për KP se mbajtja e kësaj proteste ishte paraparë për ditën e premte, por ajo ështe zhvendosur për ditën e enjte.
Ndryshe, në një njoftim të këshillit të specializantëve, datë 22 janar, ata kishin marrë një njoftim jo zyrtar nga këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, se do të propozohet nga kjo ministri mbajtja e dy kujdestarive, të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.
“Kujdestaritë më shumë se dy, do të paguhen përmes një ekstra kontrate nga SHSKUK-ja. Çështja e specializanteve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht 2022, për pak kohë do të fillojë punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID-19 nuk ka pasur kohë të takohet me neve. Për pagesën e specializantëve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar. Duke u bazuar në këto 5 pika, ne vlerësojmë që diskriminimi jonë veçse është duke u thelluar edhe më shumë”, thuhet në njoftim.
Specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK) kanë protestuar edhe më herët para Ministrisë së Shëndetësisë, pasi kërkesa e tyre që t’u paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Të tjera
-
“Mariupoli është i yni” – Rusia shpall fitoren
“Mariupoli është tashmë i yni”. Këto janë fjalët e sotme me të cilat gjeneral...
-
Kryediplomati austriak thotë se e mirëpresin kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KE
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka deklaruar se Austri...
-
Duda Balje s’ka të ndalur, për herë të parë jep detaje të tjera për komunitetin LGBTI
Deputetja boshnjake, Duda Balje, po vazhdon fuqishëm t’i qëndrojë kundër Kodi...
-
Ky është momenti që la gjurmë të pashlyeshme në jetën e Duda Baljes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka rrëfyer një moment mjaftë int...
-
Nuk do ta besoni pse Duda Balje është kthyer nga Serbia në Kosovë
Deputetja, Duda Balje, ka treguar se arsyeja pse ajo me familjen e saj janë k...
-
Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit
Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të. ...
-
Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë
Sot në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinik...
-
Pse Japonia nuk heq dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje po “del nga moda”. Më shumë se 70% e vendeve e kanë hequr dë...
-
Hoxhaj: Serbia bastion i Rusisë në Ballkan për ta luftuar perëndimin
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia ka qenë dh...
-
Paralajmërohen reduktimet e rrymës, nervozohen qytetarët
Pak muaj më parë, gjeneratori ishte një nga produktet më të kërkuara në treg....
-
Përparim Rama ka dy lajme të mira për Prishtinën
Përparim Rama ka dy lajme të mira për komunën e Prishtinës. I pari i kryeq...
-
Raketa ruse godet një objekt në Kharkiv, plagosen shtatë persona – publikohen pamjet e tmerrshme të sulmit
Shtatë persona janë plagosur, pasi një raketë ruse goditi një objekt në qytet...