Të enjten mblidhet Kuvendi, këto janë disa nga pikat që do të diskutohen
Autori: Gazeta inFokus
12:50 | 17 January 2022
Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka vendosur që këtë të enjte të mbahet seancë plenare.
Në seancën e së enjtes pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat parlamentar dhe të shqyrtohen çështje tjera të përcaktuara në rend të ditës.
“Kështu, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 20 janar 2022, në të cilën pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat, si dhe të shqyrtohen çështje të tjera të përcaktuara në rend të ditës”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se seanca do të fillojë me deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, për të vijuar me zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Po ashtu, në njoftimin e zyrës për media të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se në vazhdim të seancës, deputetët do të debatojnë lidhur me ngritjen e çmimeve. Pas debatit, Kuvendi do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve.
“Fillimisht, pritet të shqyrtohet Projektligji nr.08/L-101 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti i Reformës së Sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, për të vijuar më tej me shqyrtimin e dytë të tri projektligjeve: Projektligjit nr. 08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale, si dhe Projektligjit nr. 08/L-057 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/ L-089 për Deminim Humanitar”, thuhet në njoftim.
“Seanca pritet të vazhdojë me shqyrtimin e parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, për t’u përmbyllur me shqyrtimin e Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020. Pas përfundimit të kësaj seance, do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021”, thuhet në njoftim.

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...



































