Lajme

Të enjten mblidhet Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 12 June 2023

Kuvendi i Kosovës njoftoi se do të mblidhet të enjten (15 qershor) për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe minerale.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, Kuvendi tha se më pas do të vijohet me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot në orën 13:00, nuk u mbajt në mungesë të kuroumit. Megjithatë, në bazë të vendimit të seancës së kaluar, Kuvendi do të mblidhet në seancë të enjten, më 15 qershor 2023, në orën 11:00, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158. Më pas, ndo të vijohet me shqyrtimin e pikave nga seancat e papërfunduara”, thuhet në njoftim.
Për shkak të mungesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi s’pati kuorum të hënën.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera