Lajme

Të enjten mbahet seanca e re e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 17 October 2022

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të re plenare këtë të enjte.

Këtë e ka bërë të ditur, shefja e grupit parlamentare të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.

“U dakorduam që seanca e re të jetë më 20 tetor në ora 10:00 me dy pika të rendit të ditës. Pika e parë është shqyrtimi i projektligji për mbështetjen e punëve publike, projektligj ky që parasheh kompensimin konform normës së inflacionit. Pika e dytë ka të bëjë me masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabizilimit në treg”, tha Kusari-Lila.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera