Lajme

Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm bllokon këtë rrugë të rëndësishme për dy ditë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 01 October 2020

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se me 1 dhe 2 tetor në pikën kufitare Morinë pasi do të përcjellët bartja e një transporti të jashtëzakonshëm, kështu kjo rrugë do të jetë e pakalueshme.

Kjo do të bëhet në dy faza mes orës 11:00 dhe 23:00, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas MI-së do të bëhet nën përcjellje bartja e 5 automjeteve të cilat do të jenë me gjatësi 51 m, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Infrastrukturës./Gazeta inFokus/

Ju njoftojmë se me datën 01 dhe 02 Tetor 2020 (e enjte dhe premte), nga pika kufitare Morinë (Vërmicë) deri në Bajgorë (Selacë) do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 5 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 51 m.

Përcjellja e tyre do të bëhet në dy faza:

– Faza 1: nga ora 11:00 prej pikës kufitare Morinë (Vërmicë) deri në km 52 të Autoudhës Vërmicë – Merdare;

Pas pauzës fillon faza 2.

– Faza 2: nga ora 23:00 prej km 52 të Autoudhës R7 – Prishtinë (rrethi i termokosit) – rruga Nacionale N2 deri në Bajgorë (Selacë).

Përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm në shoqërim te 5 automjeteve do të bëhet nën përcjelljen e Policisë së Kosovës dhe kompanisë përcjellëse.

Lusim pjesëmarrësit në trafik qe të kenë kujdes të shtuar ne ketë periudhë kohore te zhvillimit te transportit te jashtëzakonshëm ne ketë itinerar, kërkojmë mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera