Lajme

Të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë ndodhen në arrati

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 30 October 2021

Një person është therur për vdekje pas mesnatës në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Të dyshuarit për vrasje ndodhen në arrati.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një zënke mes të dyshuarve dhe viktimës.

“Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjenden në arrati. Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera