Lajme

Të dielën u raportuan të zhdukura nga nëna, ja ku gjenden të miturat nga Mramori

Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 05 April 2021

Të dielën e 4 prillit, një grua nga fshati Mramor, ka raportuar në polici se dy vajzat e saj të mitura janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Të miturat janë gjetur të hënën, nga Policia e Kosovës.

Dy të mitura janë larguar të dielën nga shtëpia e tyre në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajmi i fundit: Gastronomët vijnë me një ultimatum të ri për qeverinë Kurti

-Advertisement-

Njëra nga to e ka kontaktuar nënën përmes rrjeteve sociale, duke i thënë se janë nisur për në Prishtinë, por më nuk kishin pasur kontakt.

 

Njoftim shumë i rëndësishëm për studentët në Prishtinë

Ndërkohë, të miturat nga Mramori janë gjetur mesditën e së hënës, në Podujevë.

Njësitet policore të Podujevës i kanë gjetur të miturat në një kafiteri, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkaq procedurat lidhur me rastin po vazhdojnë në koordinim me institucionet dhe njësitet përkatëse.

Ndryshe, për zhdukjen e të miturave ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës.

“Fsh. Mramor, Prishtinë 04.04.2021-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë.”, ka bërë të ditur policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera