Lajme

Të dielën temperatura edhe më të ngrohta

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 19 January 2019

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por temperatura do të ngriten.

Vranësirat në pjesën perëndimore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, derisa pjesa tjetër e vendit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare dhe rigave të dobëta shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera