Të dielën përfundon deklarimi i pasurisë, mosdeklarimi pason me ndëshkime
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 30 March 2024
Deklarimi vjetor i pasurisë, i filluar me 1 mars, përfundon në fund të këtij muaji. Nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë treguar për Radio Kosovën se sa zyrtarë publik e kanë përmbushur obligimin ligjorë. Për mos deklarim apo deklarim të rrem, zyrtarët mund të dënohen me gjoba dhe me burgim.
Në mesnatën e 31 marsit përfundon afati ligjor për deklarimin vjetor të pasurisë, proces që ka nisur në fillim të këtij muaji. Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurive dhe Dhuratave, deklarimin e pasurisë obligohen ta bëjnë: presidenti, kryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat, kryekuvendari e deputetët e Kuvendit të Kosovës, kryetarët dhe nënkryetarët e komunave. Ligji parasheh që pasurinë duhet deklaruar edhe: gjyqtarët e prokurorët, zyrtarët e prokurimit, doganierët, inspektorët tatimorë e zyrtarë tjerë, përfshirë mjekët dhe profesorët universitar që punojnë në sektorin publik.
Përkundër interesimit, nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë treguar për Radio Kosovën se është numri i zyrtarëve që deri tani e kanë deklaruar pasurinë. Megjithëkëtë, Yllëza Basha, nga Zyra për Komunikim me Publikun në APK, tregon se në çfarë përqindje presin që zyrtarët publik të përmbushin obligimin ligjor.
“Numri i zyrtarëve të cilët sipas ligjit, këtë vit kanë për obligim deklarimin e pasurisë është rreth 11 mijë. Ndërsa, pasi që afati është deri me 31 mars ne nuk mund ta dimë saktë se sa do e përmbushin këtë obligim, por shpresojmë që do të jetë afër 100%”, ka thënë ajo.
Tutje, Basha tregon se çfarë masash mund të ndërmerren ndaj zyrtarëve publik që nuk deklarojnë pasurinë brenda afateve ligjore.
“Për subjektet deklaruese që dështojnë të kryejnë këtë obligim brenda afatit të përcaktuar, Agjencia detyrohet për të shqiptuar gjobë prej 30% të pagës mujore e cila aplikohet në 14 ditët e para pas afatit të paraparë, apo duke dorëzuar kallëzim penal në prokurori pas 15 ditëve të vonesës në deklarim”, tha ajo.
Për mos deklarim të pasurisë, përveç gjobës, zyrtarët mund të dënohen me burgim deri në tre vite. Ndërsa, ata që bëjnë deklarim të rrem, mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri në pesë vite, bëjnë të ditur nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo agjenci, në fund të procesit do të bëjë publike listën e subjekteve deklaruese që nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor për të deklaruar pasurinë dhe dhuratat.
Të tjera
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....